Reagon Lulzim Berisha: Nuk kam pasuri për të deklaruar

Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme u ka nisur formularin për deklarimin e pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan.

Në një konferencë për mediat, përfaqësuesja e OFL deklaroi se për 48 orë këta persona duhet të justifikojnë pasurinë në të kundërt do të sekuestrohet.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i avokatit të Lulzim Berishës.

Detar Hysi, avokati i Lulëzim Berishës sqaroi se nuk u është dhënë asnjë lloj dokumenti për të bërë deklarimin e pasurisë dhe mbi të gjitha pasuritë e klientit të tij janë hetuar dhe i janë kthyer me vendim gjykate që në vitin 2007.

“Klienti im nuk ka se çfarë pasurisht të deklarojë, pasi ato i janë sekuestruar dhe më herët nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Lulzim Berisha është qytetar i lirë dhe paguan taksa ashtu siç çdo biznesmen tjetër. Ai ka një bar kafe me qera dhe një autobot që shpërndan naftë për mjetet, pasuritë që ka e motra i janë kthyer nga Gjykata e Lartë”, është shprehur Hysi.