Pakistani refuzon t'i evakuojë shtetasit e tij nga Kina

 Pakistani ka refuzuar të evakuojë qytetarët e tij nga Ëuhani pavarësisht disa thirrjeve nga familjet e bllokuara në epiqendrën e koronavirusit, duke përmendur “interesa të mëdha” të rajonit dhe të botës.

Vendimi thuhet se është nxitur nga një dëshirë për të qëndruar pranë Kinës mike në një kohë që ky vend po përjeton një krizë globale shëndetësore.

Partnerët më të afërt të Kinës në Azinë juglindore dhe në Euroazi, i kanë mbyllur kufijtë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit. Kurse Pakistani ka lejuar që disa nga qytetarët e tij në Kinë të kthehen në atdhe, por jo ata nga Wuhani.

Këshilltari për Shëndetësinë i Kryeministrit të Pakistanit, Dr. Zafar Mirza, tha për mediat në Islamabad të hënën që asnjë nga pasagjerët që mbërritën në vend nga Kina nuk ishte i dyshuar se kishte koronavirus apo nevojë për t’u mbajtur nën mbikqyrje.

Në atë fluturim kishte ardhur një grup studentësh pakistanezë të bllokuar në Urumqi Xinjiang dhe një tjetër fluturim ishte bërë nga Katari.

Mirza tha se asnjë pasagjer, qoftë kinez apo pakistanez, nuk do të lejohej të ikte nga Kina pa kaluar 14 ditëshin “pa sëmundje”.

Rreth 500 pakistanezë, kryesisht student, mendohet se po qëndrojnë në Wuhan. Disa studentë i kanë bërë thirrje të zjarrta qeverisë së Imran Khan që të reagojë.

“Unë jam pakistanez dhe emri im është Nadeem Abaz. Po e bëj këtë video nga qyteti kinez Wuhan, ku janë bllokuar më shumë se 500 pakistanezë. Katër student të universitetit tim u zbuluan me koronavirus dhe ata janë në gjendje të rëndë në spital.

Kështu që ne i kërkuam qeverisë së Pakistanit dhe ambasadës të na ndihmojë ose të nga evakuojë prej këtu për shkak të situatës që po bëhet keq e më keq çdo ditë,” bëhej thirrje në një rast në rrjetet sociale.

Ambasadori i Kinës në Pakistan, Yao Jing, e falenderoi Pakistanin për zgjerimin e mbështetjes së palëkundur për vendin e tij.

Kina iu është lutur shteteve të tjera për të mos evakuar shtetasit e tyre, pasi kjo do të rrëzonte evlerësimet dhe imazhin e saj tek OBSH.