Policia zbret në Shkodër, sekuestrohen bizneset e dy grupeve të fuqishme

Policia e shtetit ka vënë në shënjestër edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundraligjshme.

Gjatë ditës së sotme do të sekuestrohet pasuria e grupit Bajraj dhe familjes Doçi në Shkodër.

Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti duke rezultuar me vrasjen e këtij të fundit.

Gjatë paradites së sotme, policia i kërkoi Lulzim Berishës dhe familjes Çapja nga Elbasani që të justifikonin pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt do t’u sekuestrohej.

Një ditë më parë, policia goditi familjen Hajri në Shijak duke iu sekuestruar kompleksin “Golden”. /AbcNews