Gjuha fëminore, më e mira për të mësuar foshnjat të flasin shpejt

 

Për shumë kohë është menduar se t’i flasësh foshnjës ashtu si një të rrituri ka qënë metoda më produktive për ta bërë fëmijën të flaës më shpejt e të mësojë më shumë fjalë. Por një studim, i cili ka marrë në analizë 71 familje thotë ndryshe. Profesoreshë Patricia Kuhl, autore e studimit të bërë nga universiteti i Washington-it beson të kundërtën; është më mirë për fëmijën nëse prindi i flet në një mënyrë fëminore dhe të gëzuar. “Kjo lloj të folure e bën mesimin e gjuhës më të lehtë, pasi është më e thjeshtë në strukturë dhe tingujt e ekzagjeruar tërheqin vëmendjen e fëmijës.” – thotë ajo.

Në eskperimetet e zhvilluara u pa se fëmijët e prindërve, të cilët ishin trajnuar për tu folur në një gjuhë më fëminore dinin më shumë se 99 fjalë që në moshën 18 muajshe. Ndërsa fëmijët, të cilëve u ishte folur në mnëyrë serioze, si një të rrituri dinin mesatarisht 64 fjalë.

Një tjetër arësye pse mendohet se e folura me zë në nota më të larta e me tinguj më të thjeshtë rezulton më produkitve është fakti se ajo mendohet të shërbejë si një rreng social, notat e larta dhe shpejtësia e ulët e ftojnë foshnjën të përgjigjet. Theksi vihet ama se nuk duhet përdorur një gramatikë jo e saktë në kuadrin e lehtësimit të gjuhës, pasi ajo rezulton problematike.Kjo gjuhë duhet të fokusohet te dramaciteti i bashkuar me mimika të ekzgjaeruara.

Edhe një studim i bërë që në vitin 1985 duket se e mbështet këtë metodë. Pjesë e eksperimenteve ishte dhe vendosja në sfond e regjistrimeve të një bisede të zakonshme të të rriturve dhe një tjetre në nje gjuhë fëminore. Në mënyrë drastike u pa se biseda e dytë tërhoqi më shumë vëmendjen e fëmijëve, duke i bërë ata të kthenin kokën.