Vlerësimi i ‘Eurosport’ për Elseid Hysaj në fitoren e Napolit kundër Sampdorias

Napoli mposhti mbrëmjen e djeshme Sampdorian me rezultatin 2-4 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e kaltër, që kur në stol u ul trajneri Genaro Gattuso.

Milik, Elmas, Deme dhe Mertens ishin autorët e golave për skuadrën napolitane, ndërkohë që për dorianët e Sampdorias, realizuan Kualjarela dhe Gabiandini.

Për sa i përket paraqitjes së Hysajt, shqiptari u aktivizua 90 minuta, teksa “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 5.5, pasi në momentin e shënimit të golit nga Kualjarela, kapiteni i Kombëtares rrëshqiti, duke humbur kontrollin.

Hysaj (vlerësimi 5.5)/ “Rrëshqet tek goli i Kualjarelës, kjo i ul vlerësimin duke marrë një gjysmë note më pak”, shkruan “Eurosport”.