U arrestua një natë më parë në Vlorë/ Zbardhen akuzat për Bardhosh Lytajn

Eshtë publikuar dosja hetimore për Bardhosh Lytaj alias Mino, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia greke, për vrasje, grabitje, trafik droge.

47 vjeçari akuzohej për vjedhje me dashje e kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi.

Akuza të cilat rëndojnë mbi të për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998 në territorin grek. Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turiste anglez në afërsi të Patrës. Për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të perjetshëm.

Mbi Minon rëndojne edhe akuza e trafikut të lëndeve narkotike, prodhim dhe shitja e lendeve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Për çudi ndaj tij rëndon edhe akuza e vjedhjes së energjise elektrike dënuar me 5 muaj burg nga gjykata e Korfuzit, shkruan abcneës.al.

Në dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe nje arratisje mga burgu i Greqisë ne kohën kur vuante dëninin për vrasjen e turistëve.

Vendim i gjykatës së Shkalles se Pare në Patra te Greqise pritet të konvertohet në burgim të perjtshem në Shqiperi teksa denimin do ta vuaje ne territorin shqiptar kjo per faktin sepse midis Greqise dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje ekstradimi. /abcneës.al