Arteta nuk kursen elozhet për Mustafin: Ka guxim të madh...

Shkodran Mustafi është rikthyer në protagonist te Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar bëri disa gabime në ndeshjet e fundit, por tani është rikthyer në formë të mirë dhe është përgëzuar nga trajneri i tij Mikel Arteta.

Lojtari me origjinë shqiptare mori notë të lartë në barazimin e Arsenalit në transfertë kundër Burnley.

“I thashë Mustafit se mund edhe të gabojë, por më pëlqen reagimi i tij pas gabimeve”.

“Ai ka guxim për të luajtur përsëri dhe për të marrë vendime. Mustafi është duke luajtur shumë mirë dhe ndaj Burnleyt”, përfundoi Arteta.

Edhe pse u përfol për një largim të mundshëm të shqiptarit nga Londra, megjithatë ka qenë trajneri Arteta që vendosi ta mbajë atë në skuadër.