E njihni që të gjithë, ja kush u shpall aktorja më e mirë turke

Çdo vit publikohet një listë me aktorët dhe aktoret turke dhe bazuar nga votat e publikut shpallet aktori dhe aktorja më e mirë.

Pak ditë më parë u zbulua se aktori më i mirë është shpallur Burak Ozçivit, i cili kishte marrë shumicën e votave duke lënë në vend të dytë Can Yaman.

Ndërsa aktorja më e mirë është shpallur Neslihan Atagul, e cila njihet si Nihan nga seriali “Kara Sevda”. Vendin e dytë në listën e aktoreve e mban Demet Ozdemir, e cila luante rolin e Sanemit në serialin “Erkenci kus”.

Në vend të tretë Tuba Buyukustun e njohur si Suhan nga “Xhesuri dhe e bukura”. Vendin e katërt Berguzar Korel ose siç e njohim ndryshe Shehrezade dhe vendin e pestë Elçin Sangu, e cila u bë e njohur nga roli i Defnes në serialin “Dashuri me qira”.