ZYRTARE/ Kukësi prezanton dy transfertat e radhës, nënshkruan me ...

Kukësi zyrtarizon sulmuesin Godberg Cooper. Talenti 22-vjeçar që kishte firmosur kontratë pak ditë më parë, sot është prezantuar nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi.

Cooper ka firmosur me verilindorët një kontratë 1.5-vjeçare dhe ditën e martë ai pritet të zhvillojë stërvitjen e parë nën urdhrat e Duros, pas aventurës me Schafhausen në kampionatin zviceran.

Por klubi i Kukësit nuk ndalet pasi ka prezantuar edhe mbrojtësin 18-vjeçar, Kledis Hida, i cili vjen nga kampionati i Kosovës, ku ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.

Hida është njëkohësisht pjesë e Shqipërisë U-19.