Me maska dhe kallash mes askundit, pamjet e ‘aksionit’ të OFL në Shijak

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e asak që ajo e quan super-aksioni i operacionit “Forca e Ligjit”, që nisi sot aktivitetin nga Shijaku.

Në videon e mëposhtme shihen efektivët e “Anti-KÇK”, të pajisur me armë të rënda, si dhe të mbuluar me kapuça, të cilët kanë rrethuar resortin luksoz “Golden”, ku u mbajt peng dhe më pas u vra 49-vjeçari Jan Prenga.

Para kamerës së policisë shfaqet një efektive, e cila lexon atë çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe si do të procedohet, ndërsa pas shpinës së saj shfaqen efektivë të tjerë, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gatishmëri. /Syri.net