Mrekulli mes epidemisë/ Gruaja me koronavirus, sjell në jetë vajzën e shëndetshme

Në 30 janar, në një spital në Kinë, një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus ka lindur një vajzë.

Pas lindjes, nëna dhe bebja janë në kushte të stabilizuara dhe vogëlushja nuk rezulton pozitive me koronavirus.

Sipas një njoftimi nga China Daily thuhet:

“Lajme të mira!- Një grua shtatzënë e infektuar nga koronavirusi i ri ka sjellë në jetë një vajzë që gëzon shëndet të plotë, në një spital të Harbin, në provincën e Heilongjiang, në 30 janar. Si nëna ashtu edhe vajza janë në karantinë”.

Bashkangjitur mw lajmin janë shpërndarë pamje nga personeli shëndetësore, që është i veshur me kompletin mbrojtës së tutave si dhe maska në fytyrë, me beben në krahë.