VIDEO/ Tentativa për t’i dhënë fanellën gjyqtarit në shenjë proteste. Shikoni ç’ndodh në Superligë!

Tension dhe reagime aspak normale u shënuan në fundin e ndeshjes mes Bylisit dhe Vllaznisë, të përfunduar me rezultatin 2-2. Protagonist absolut ishte futbollisti Jurgen Goxha, i cili e teproi disi me protestat, teksa hoqi fanellën dhe shkoi duke ia dorëzuar gjyqtarit Kuka në shenjë ironie.

Futbollisti nuk u mjaftua me kaq, duke u ofenduar edhe me kundërshtarët. U desh ndërhyrja e trajnerit të Vllaznisë, Jonuz, për ta përmbajtur futbollistin e Bylisit, i cili dukej tepër i revoltuar.

Gjyqtarët janë rrethuar nga forcat e sigurisë, teksa në momentin e futjes për në dhomat e zhveshjes, janë lagur nga tribuna qendrore me ujë.

Të gjitha këto sjellje antisportive, me siguri do t’i kalojnë Komisionit të Disiplinës, i cili do të ketë mjaft punë këtë javë, me hamullin e krijuar në Ballsh./ panorama sport