Ja përse terroristi i Londrës mbante veshur jelek eksploziv fals

Sudesh Amman, një i dënuar për terrorizëm në Angli, plagosi dy persona me thikë në Londër në një sulm terrorist që ka shokuar kryeqytetin anglez. 20-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia angleze.

Amman shkaktoi më shumë panik te policia dhe qytetarët për shkak se mbante veshur një jelek eksploziv. Në fakt ai rezultoi të ishte një jelek fals. Edhe në sulmin terrorist të Londrës në vitin 2017, autorët mbanin jelekë falsë.

Sipas Daily Mail kjo është një taktikë që po përdoret gjithmonë e më shumë në përpjekje për t’u duke si martirë. Gazeta shkruan se këto pajisje vishen në mënyrë që të jetë e sigurt se policia do i qëllojë për vdekje.

Islami e ndalon qartësisht vetëvrasjen, çka do të thotë se terroristët e kërkojnë martirizimin me mënyra të tjera. Amman ishte i fiksuar pas kësaj, sepse në shënimet e tij ai shkruante se donte të bëhej martir.