Partneri qeverisës Mustafa, uron Kurtin si kryeministër: Ecëm ngadal, por arritëm në cak

Kryetari i LDK Isa Mustafa, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër dhe të kabinetit qeveritar gjatë ditë së sotme në parlamentin e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saja, megjithëse ngadalë e me vështirësi, por kanë mbërritur në cak.

Postimi i plotë:

Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.

Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.

Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM