Meta me Komisionierin e lartë europian: Garantojmë përkushtim për çdo qytetar, pavarësisht etnisë

Presidenti Meta priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, Lamberto Zannier ku e falenderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri. 

‘Presidenti Meta pret në takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, z.Lamberto Zannier

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së, z.Lamberto Zannier.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Zannier patën një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë, si dhe shprehën gadishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit e falenderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri. 

Gjithashtu, Presidenti Meta e garantoi për përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.’