Kosova me qeveri të re/ Parlamenti voton ‘Kabinetin Kurti’

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 86 vota pro dhe 10 abstenime qeverinë mes LVV dhe LDK me kryeministër Albin Kurtin.

Qeveria nuk pati asnjë kundër pasi opozita e bojkotoi mbledhjen.

Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit. 

Zëvendëskryeministër i parë është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja. 

Zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Këta janë emrat e ministrave të ‘Qeverisë Kurti’:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic