Anti-KÇK nis me propagandë/ Dhjetëra policë tek ‘Golden resort’

Që në nisje të tij tij, operacioni që Rama e ka quajtur ‘Anti-KÇK’ ka nisur me propagandë dhe spektakël.

Pasi i ka lënë të qetë prej 7 vitesh, për të punuar dhe për të krijuar lidhje të forta kriminale dhe politike, sot Rama ka dërguar në ‘Golden resort’ në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Ky është personi kryesor i dyshuar në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Duket se presioni i medieve dhe ai publik, ka bërë që pikërisht ky ‘Anti-KÇK’ të nisë në Shijak, gjoja për të treguar se Rama po godet krimin.

Po për 7 vite rresht çfarë ka bërë qeveria e Edi Ramës?