Daniele Maldini debutoi me Milanin në Serie A: Babai më motivon

Daniel Maldini ka regjistruar mbrëmë debutimin e tij me Milanin në Serie A.

Daniel u bë gjenerata e tretë e “Maldinëve” që vesh fanellën e skuadrës së madhe italiane, Milan.

19-vjeçari u fut në lojë në minutat shtesë të takimit kundër Hellas Verona, duke ndjekur hapat e babait të tij, Paolo, dhe gjyshit të tij, Cesare.

Pas ndeshjes, lojtari është shprehur shumë i lumtur, duke thënë se ëndrra e tij është bërë realitet tashmë.

“Ishte një ëndërr e bërë realitet, vetëm rezultati nuk ishte i mirë”, ka thënë Maldini.

“Debutimi ishte objektivi im, tani shpresoj të vazhdoj fuqishëm. Ishte moment emocional, por babai im është motivues”, ka theksuar Daniel.