FOTO/ OSBE dërgon në Venecia ankesat për ligjin e censurës

OSBE-ja ka dërguar në Komisionin e Venecias shqyrtimet dhe ankesat e saj për ligjin e ‘Anti-Shpifjes’, që ndryshe njihet dhe si ligji i censurës.

Këtë fakt e ka bërë me një postim në Twitter, Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Shtypit dhe Medias.

‘I dërgova Komisionit të Venecias shqyrtimet ligjore mbi projektligjin shqiptar për Median Audiovizuale dhe Komunikimin Elektronik, pasi parlamenti shtyu votimin javën e kaluar.

Ky është një rast i rëndësishëm për të bërë përmirësime të mëtejshme para votimit të ri në parlament’, shkruan Desir në mesazhin e tij.

Më herë, ligjin e censurës në Komisionin e Venecias e ka dërguar Komisioni Europian. Sipas këtij institucioni ky ligj shkel të drejtat e njeriut.