Laçi-Skënderbeu, publikohen formacionet zyrtare

Do të luhet, duke filluar nga ora 14:00, ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Skënderbeu do të luajë në një transfertë të vështirë, ndaj Laçit, që do të kthehet te fitorja pas barazimit në Shkodër.

Korçarët vijnë në këtë takim, pas dy fitoreve radhazi me Partizanin dhe Flamurtarin.

Daja ka zgjedhur që të hedhë në fushën e lojës në mesfushë Dajën, Elezin dhe Taipin.

Ndërkaq në sulm do të jetë Bregu, Gripshi dhe Ndeki.

Nga ana tjetër, Cungu ka zgjedhur që vendin e Domgjonit ta marrë Ceka, ndërkaq në sulm do të jenë Xhixha, Greca dhe Nuabueze.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Rapo, Xhixha, Greca, Nuabueze

Trajner: Armando Cungu

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Taipi, Ndeki, Bregu, Gripshi

Trajner: Ilir Daja