Babai kundër së bijës:I ati i dukeshës Megan pritet të dëshmojë në gjyq

 

Tomas Markle, i ati i Megan, Dukeshës së Sussex, besohet se do të dëshmojë kundër saj në një betejë gjyqësore rreth publicitet negativ ndaj saj në median britanike.

Vitin e shkuar Megan ngriti një padi kundër  gazetës “Mail on Sunday” për publikimin e një letre të saj drejtuar babait në mënyrë të paligjshme. Dokumentet e gjyqit tregojnë se Tomas Markle është pjesë e mbrojtjes gjyqësore të gazetës, raporton Daily Mail.

Ende nuk është e qartë nëse i ati i dukeshës do të dëshmojë kundër së bijës, nëse çështja arrin në gjyq, por nga dokumentet e publikuara është e qartë se ai ka bashkëpunuar me avokatët mbrojtës të gazetës.

Sipas gazetës së padituar interesi publik për një anëtare të familjes mbretërore është shumë i madh dhe e bën publikimin e letrës të ligjshëm. Dokumentet tregojnë se mbrojtja gjyqësore do të përdor gjithashtu faktin se Tomas Markle kishte të drejtë të tregonte versionin e tij në këtë çështje, që mori publicitet të gjërë.

Si rezultat, I ati dhe e bija mund të përballen me njëri-tjetrin në gjyq, pas viteve me një marrëdhënie problematike. Përmendet fakti se Tomas nuk ishte prezent as në dasmën e së bijës me Princin Harry.