Ekonomia kineze pritet të ulet. Shkak: Koronavirusi

Epidemia e korona virusit që u zbulua në qytetin kinez të Wuhan ka infektuar tashmë 7800 individë.

Koinçidenca me vitin e ri hënor, kur qindra miliona njerëz udhëtojnë drejt Kinës ka bërë që kjo festë e famshme kineze të mos festohet si më parë. Qeveria kineze është detyruar të ndalojë pjesërisht lëvizjen e lirë dhe të mbyllë funksionet e mjaft qyteteve.

Xhorxh Magnus, anëtar i zyrës kërkimore mbi Kinën në Universitetin e Oksfordit shprehet për CNN se një plagë e tillë në shëndetin public pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonomi në tre sektorë të mëdhenjë: turizëm dhe shërbime, industri, fabrika dhe biznese dhe në kostot e larta të qeverisë për të përballuar periudhën e pushimeve.

Turizëm

Ndalimi I lëvizjes së lirë, mbyllja e fluturimeve të shumë shteteve drejt Kinës, vetëizolimi I qyteteve kineze dhe karantinat pritet të shkaktojnë dëme serioze në ekonomiën kineze. E gjitha varet nga sa do të përhapet korona virusi.

Industri dhe biznes

Ekonomia tashmë e stabiluzar kineze, e cila priste rritjen e parashikuar këtë vit, do të pësojë një kthesë. Politikat e forta ekonomike të ndjekuar deri më tani duket se nuk do të japin frytet e menduara, pasi kostot për të mbuluar këtë periudhë epidemie do të jenë më të larta se sa pritej.

Besimi te qeveria

Edhe pse pritet që ekonomia kineze të marrë veten pas stabilizimit të virusit, problem më I madh në Kinë mbetet dyshimi I popullit te qeveria dhe aftësia e saj për ta nxjerrë vendin nga një krizë e afërt. Kjo pasi ata besojën se qeveria nuk shpërndau informacion mbi epideminë në kohën e duhur. E bashkuar kjo me probleme të tjera të popullsisë me qeverinë si kampet e përqëndrimit në provincën Xinjiang, protestat në Hong Kong, zgjedhjet e fundit në Taiwan, pritet të sjellë problem. Gjithçka varet nga shpejtësia e gjetjes së një kure dhe izolimit të virusit.