Luka Modric po luan sezonin e fundit te Real Madridi

Në Spanjë shtypi vendas shkruan për një rënie domethënëse të rendimentit të Luka Modric.

Sipas tyre, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit, ndërsa stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.

Rikthimi në verë nga huazimet i Dano Ceballos e Martin Odegaard apo blerja e mundshme e Van De Beek do të mbyllnin hapësirat për ish-fituesin e “Topit të Artë”, ndaj dhe mundësitë e largimit të tij janë tepër konkrete.

Gjithsesi, 35-vjeçari ka ende shumë admirues duke nisur që nga kampionati italian e ai anglez, por edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mund të merrte një pagë të majme.