Si tentoi të vetëvritej edhe më parë anëtari i grupit të vrasësit me pagesë

I dënuari me burgim të përjetshëm, Andon Mëhillaj ka vdekur në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Burimet saktësuan për Panorama se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Ndërkohë që familjarët kanë hedhur dyshime të forta se ai është helmuar në burg.

Por Mëhillaj nuk ishte hera e parë që tentonte t’i jepte fund jetës.

I dënuari si pjesë e bandës së tritolit, u vetëdorezua në vitin 2014 ne Policine e Vlores, nga ku pas qendrmit prej disa ditesh ne burg, ka tentuar te vetevritet.

Gjithashtu asokohe ai ka kerkuar te takohet edhe me familjaret e tij, por qe nuk eshte lejuar nga organet kompetente.

44-vjeçari ishte dënuar në vitin 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda.