FOTO /‘Po nuk votove nuk bën seks’, ligji që po çmend botën

 ‘Po nuk votove nuk do bësh seks’. Ky mund të konsiderohet pa frikë nga ligjet më të çmendura për njerëzit.

Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë  marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, derisa ata të mos regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit.

Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota.

“Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni. Është më e mira. Mos kini marrëdhënie seksuale me ta

derisa nuk ju tregojnë kartën e votimit”, tha Mboko.

Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt.