FOTO/ Milani përforcohet me talentin e Barcelonës

Gerard Deulofeu pritet të vishet me fanellën kuqezi të Milanit,është pranë marrëveshjes me Evertonin për huazimin e lojtarit.

‘Rossonerët’ tash e sa kohë janë duke u interesuar për ish-futbollistin e Barcelonës dhe sipas Sky Sport Italia, bisedimet mes Milanit dhe lojtarit kanë përfunduar me sukses dhe tani mbetet të bindet vetëm Evertoni, që ta lejojë atë të largohet në formë huazimi, transmeton KP.

Milani ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet edhe mundësia e blerjes së Deulofeut në fund të sezonit, por një gjë e tillë është e pamundur, pasi që vetëm Barcelona ka të drejtë ta blejë lojtarin, i cili ka qenë pjesë e akademisë së klubit katalanas.