VIDEO/ Tirana përmbys Teutën në pjesën e parë, durrsakët mbeten me 10 lojtarë

Në “Air Albania” po luhet takimi mes Tiranës dhe Teutës, i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, njofton Syri.net.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë, me bardheblutë që po fitojnë me rezultatin 2-1.

Në minutën e 13-të, Lorenco Vila kalon Teutën në avantazh, por reagojnë bardheblutë.

Portieri i durrsakëve, Stivi Frashëri, gabon në pasim dhe përfiton Cale, i cili pason te Ngo që me portën bosh, fillimisht gjuan në shtyllë, por më pas e dërgon në rrjetë, duke barazuar 1-1.

Agustin Torrasa në të 39’ përmbys shifrat, duke i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

Në minutën e 42-të durrsakët mbeten me 10 lojtarë, pasi Çyrbja ndëshkohet me karton të kuq.