VIDEO/ Dy shqiptarë kapen brenda magazinës së drogës me vlerë 170 mijë Euro në Angli. Ja kush janë

Dy shqiptarë në Britani të Madhe kanë dalë para një gjykate angleze dhe po përballen me akuzat e kultivimit të lëndëve narkotike.

Muj Toskaj 24 vjeç dhe Blerim Mustavataj 29 vjeç u gjetën në brendësi të një fabrike droge ku ishin kultivuar 189 bimë kanabis sativa.

Policia thotë se vlera e kanabisit të sekuestruar shkon në rrethm 170 mijë Euro. Dy shqiptarët akuzohen gjithashtu se kanë hyrë në vend në mënyrë të paligjshme dhe qëndrojnë me dokumente ilegale.

Në seancat e tjera gjyqësore pritet të jepet vendimi ndaj dy shqiptarëve.