VIDEO/ VV dhe LDK me konferencë të përbashkët, zyrtarizohet marrveshja…

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nënshkruan mëngjesin e së dielës marrëveshjen për bashkëqeverisje

Lajmi është bëri i ditur nga kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK, Isa Mustafa.

Qeveria e re do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra, 6 ministri do të drejtohen nga VV, 6 nga LDK dhe 3 të tjera do të shkojnë për komunitetet

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet ditën e hënë në seancën e thirrur nga i mandatuarit për kryeministër Albin Kurti.

Lajmin  u dha në një konferencë të përbashkët dy kryetarët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Kurti: U takuam dhe dakorduam që të takohemi dhe nesër për të zgjedhur qeverinë e re dhe në këtë mënyrë të jetësojmë ndryshimin e madh politik të 6 tetorit. E kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përveçse për harmonizimin e programit dhe ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim. Ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen që keni treguar gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë shumë më i sigurt nga sa është menduar.

Mustafa: Kemi arritur marrëveshjen dhe vlerësojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës dhe në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja është rezultat i një mirëkuptimi dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e VV-së Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Kemi ardhur bashkarisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të publikut. Dëshirojmë që kjo qeverisje të jetë e suksesshme dhe të realizojë pritjet e qytetarëve ndaj saj.