Solskjaer shpjegon arsyen pse Manchester United firmosi me Ighalon

Manchester United ka kërkuar prej kohësh një sulmues cilësor për të kompesuar mungesën e Marcus Rashford, i cili mungon për arsye dëmtimi.

"Djatë e Kuq" ishin shumë pranë firmës me sulmuesin e PSG, Edison Cavani, i cili në fund  vendosi të qëndrojë tek klubi francez.

Dhe drejtuesit e United kur panë që transferimi i uruguainanit ishte i pamundur, kaluan në planin B.

 United mori në huazim për gjashtë muaj pa të drejtë blerje sulmuesin e Shanghai Shenhua, Odion Ighalo.

30 vjeçari nuk ishte grumbulluar nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer në barazimin 0-0 ndaj Wolves, mirëpo tekniku norvegjez në një intervistë pas ndeshjes u shpreh se Ighalo është një sulmuesi i konfirmuar dhe se do të në ndihmojë shumë në rrugëtimin tonë deri në fund të sezonit.

“Është një sulmues i konfirmuar, me një fizik të mirë. Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë pasi po luftojmë në shumë kompeticione dhe ardhja e tij do të na ndihmojë pasi disa lojtarë kanë nevojë për pushim gjatë rrugëtimit”, u shprej Solskjaer.