Qeverie e re e Kosovës, sot firmoset marrëveshja

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Të dy partitë fillimisht do të mbledhin këshillat e përgjithshëm për të prezantuar marrëveshjen.

Gjithashtu, i mandatuari për kryeministër Albin Kurti do të ketë takim edhe me përfaqësues të komuniteteve pakicë në Kosovë, ku nuk përfshihet Lista Serbe, me të cilët pritet të arrijë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Siç mëson kp, takimet do të zhvillohen në Prizren.

Përndryshe, nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet Qeveria Kurti.