FOTO/ Ylli i Manchester City dënohet me 40 mijë paund pse shkruajti këtë koment në Instagram

Bacary Sagna është gjobitur me 40 mijë paund për sjellje të pahijshme në lidhje më një postim në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte akuzuar nga Federata e Futbollit Anglez, pasi kishte postuar një foto në “Instagram” me mbishkrimin “10 kundër 12, por prapë luftuam dhe fituam si ekip”.

Ishte ndeshja ndaj Burnleyt ku skuadra e Manchester Cityt luajti më një lojtarë më pak që nga minutat e para të lojës, pasi Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq. E kjo kishte bërë nervoz, Sagnan i cili pas ndeshjes komentoi kinse gjyqtari i ndeshjes ishte numri i 12-të i skuadrës së Burnleyt.

Por FA ia dha këtë dënim duke paralajmëruar për kujdesin herëve të tjera.