VIDEO/ Zjarri masiv në servisin e makinave, Policia: Po evakuohen banorët përreth...

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku raportohet se disa automjete janë djegur.

Burime nga zjarrfikësja Durrës konfirmojnë se janë dëgjuar edhe zhurma shpërthimesh për shkak të sarbatorëve te mjeteve.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të  Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .

Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.

Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.