FOTO/ Njeriu prej bore nga Shqipëria mbërrin tek Bayerni i Mynihut. Shiko suprizën e madhe të klubit bavarez

Klubi i njohur Bayernit të Mynihut ka postuar disa fotografi të njeriut prej bore me simbole të këtij klubi, të krijuar nga tifozët shqiptar të këtij klubit.

Në tre fotografitë e publikuara së fundmi në faqen zyrtare të ekipit në Facebook bie në sy dordoleci me simbole shqiptare dhe me shallin “O sa mirë me qen shqiptar”.

“Ne i duam këta dordolecë të Bayernit! Postoni fotografitë e dimrit në komente”, ka shkruar Bayerni si përshkrim të këtyre fotografive.

Në bazë të komenteve nga fansat kosovarë të Bayernit kuptohet se të tre fotografitë janë të krijuara në Kosovë.