FOTO /Ngrijnë edhe shkollat, ja kushtet me të cilat përballen nxënësit shqiptarë

Qytetarët shqiptarë vijojnë të demaskojnë kryeministrin dhe Ministrat e saj, kur deklarojnë se shkak për shtyrjen e shkollave nuk ishte i ftohti por gripi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në FACEBOOK, disa foto që i kanë dërguar qytetarët nga zonat e Pukës dhe Bulqizës, ku shihet gjendja e mjerueshme në të cilën janë të detyruar të zhvillojnë mësim nxënësit.

Në këto shkolla jo vetëm që nuk ka asnjë sistem ngrohjeje, por i acarti dhe akulli janë pjesë e ambienteve të klasave dhe korridoreve, ku nxënësve ju duhet të qëndrojnë për orë të tëra.

“Fotot tregojnë gjendjen e djeshme të shkollave në qytetet Pukë dhe Bulqize! Sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.