VIDEOLAJM/ Sa më shumë i bie borisë së makinës, aq më shumë rri në trafik

Besoj i keni parasysh shoferët e paduruar, që i bien borisë me sa munden? Sidomos ata që i bien borisë edhe kur nuk është ndezur akoma drita jeshile e semaforit?

Në Indi kanë gjetur një mënyrë të veçantë për t’i ndëshkuar ata.

Drita e kuqe e semaforit zgjatet më shumë nëse i bie borisë mbi 85 decibel.

Kjo zgjidhje po testohet në Mumbai, që njihet edhe si kryeqyteti i borive të zhurmshme.