Zyrtare/ Florian Kamberi firmos me Rangers, Gerrard: E kemi ndjekur për disa kohë dhe e dimë se...

Futbollisti më i ri i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi është bërë me skuadër të re. 24 vjeçarim ka hedhur një hap të madh në karrierë, duke firmosur me skaudrën e Rangers në Skoci.

Sulmuesi ka kaluar nga klubi Hiberian tek Rangers në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Prezantimin e futbollistit shqiptar e bëri trajner i ekipit, Steven Gerrard.  Te  Rangers, Kamberi do të ketë mundësinë që të luftojë për titullin kampion, pasi skuadra është në garë për kampionatin dhe pritet të ketë një rol qendror në pjesën e mbetur të sezonit.

“Jam shumë i entuziazmuar. Që kur kam ardhur në Skoci, ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem te Rangers dhe ndodhi sot, ndaj jam një njeri shumë, shumë i lumtur. Për mua, ky stadium krijon atmosferën më të mirë ndër ato që kam luajtur. Ndeshja ime e dytë për Hibernian ishte ndaj Rangers në “Ibrox” dhe pas ndeshjes i thashë menaxherit menjëherë që ëndrra ime do të ishte të luaja në këtë stadium përbalë këtyre fansave se janë më të mirët në botë, mbështetja është e jashtëzakonshme”, tha Kamberi pas prezantimit.

Edhe Stiven Gerrard kishte elozhe për sulmuesin shqiptar. “Jemi të lumtur që kemi mbyllur marrëveshjen për Florianin dhe e mirëpresim te Rangers. E kemi ndjekur për disa kohë dhe e dimë se çfarë mund t’i sjellë grupit. Ai është një sulmues punëtor dhe golashënues, i cili ne besojmë se mund të kontribuojë në mënyrë pozitive në atë që ne duam të arrijmë në këtë sezon”, tha Gerrard.