Erion Veliaj: Bashkia nuk mban përgjegjësi për Ajolën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si gjithmonë ka akuzuar të tjerët për gjërat të cilat ai i bën vet apo bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

“Për prindërit që rrisin fëmijët e tyre në Tiranë bashkia është e gatshme 24 orë/ditë. Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”, tha kryebashkiaku sot gjatë inspektimit të punimeve në kopshtin nr.17 duke thumbuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Me të njëjtën hipokrizi si gjithmonë, Erion Veliaj është vet ai që bën ato çka akuzon të tjerët, dhe shembullin e jep gruaja e tij.

Siç duket nga fotot e mëposhtme, është Ajola Xoxa gjatë udhëtimit të saj në Meksikë. Deklaratat e Veliajt na bëjnë të mendojmë se ekzistojnë dy mundësi: Ose Erjoni nuk e di ku bredh Ajola ose kjo e fundit bën mirë t’i shpjegojë bashkëshortit që duhet të mbyllë gojën të paktën për “veset” dhe “mëkatet” e saj.

Sa i përket parave të udhëtimit, nuk po lodhemi ta pyesim “Lali Erin” sepse e dimë që i ka gjetur duke shitur fiq dhe se të ëmën e ka kursimtare të madhe. /SYRI.net/