RAI3: Në Shqipëri, 4 familje të lidhura me politikën kanë 90% të tregut mediatik

Kronika e fundit e RAI3 bënte një pasqyrë të asj q ëpo ndodh në sistemin e drejtësisë dhe tregun mediatik.

Gazetari Valerio Cataldi ndalet fillimisht në procesin e Vetingut, një kërkesë e Bashkimit evropian që sipas ministres së Drejtësisë ka nxjerrë nga sistemi gjysmën e prokurorëve dhe gjykatësve të kaluar në filtër. Më pas ai ndalet në lirinë e e medias që gjithashtu kërkohet nga Brukseli.

“Mediat janë të koncentruara në duart e pak pronarëve të mëdhenj. 4 familje kontrollojnë 90% të tregut dhe kanë raporte direkte me politikën.

“Propaganda që prodhon politikë, politika që prodhon pushtet, pushteti ka fondet publike që u jepen kompanive të ndërtimit të cilat financojnë mediat dhe mediat prodhojnë propagandë dhe rrethi vazhdon” – thotë Dorian Matlia i fondacionit “Respublika” në reportazhin e RAI3.

Komunikimi publik në Shqipëri kalon nëpërmjet një kanali të vetëm televiziv që quhet “Edi Rama TV” dhe që është emri i kryeministrit.

Gazetarët nuk kanë asnjë mundësi për të marrë informacion nga qeveria. Jemi ndoshta rast i vetëm në botë, në Eurpë me siguri” – thotë Armand Shkullaku.

Pikërisht në këto ditë parlamenti po voton i quajtur anti-shpifja, por që në të vërtetë do të sherbete të vendoste internetin nën kontrollin e qeverisë.

“Hyrja në Bashkimin Europian këtu në Shqipëri nuk do të thotë vetëm nënshkrim i traktateve ekonomike dhe financiare, por duhet t’i takojë edhe respektimit të të drejtëve themelore duke filluar nga liria e medias dhe e drejta e qytetarëve për të qenë të informuar” – thotë Raffaele Lorusso, sekretar i FNSI në reportazhin e RAI3. 

Kronika e sotme e Rai3: