Të hënën votohet ‘Qeveria Kurti’/ Haradinaj dhe Veseli zbulojnë qëndrimet e tyre

Me kërkesë të kreut të VV Albin Kurti, të hënën parlamenti i Kosovës do votojë për ‘Qeverinë Kurti’, ku PDK dhe AAK kanë hedhur poshtë të gjitha mundësitë për ndonjë surprizë, duke thënë se nuk do e votojnë.

Në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit në Kosovë, partitë e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt, të cilat morën ekzaktësisht PDK 21.234 % të votave, ndërsa AAK- PSD në koalicion morën 11.515 %, kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe jo qeveri të re, nëse nuk votohet të hënën ‘Qeveria Kurti’.

Duke llogaritur votat e këtyre subjekteve, ‘Qeveria Kurti’ duket se ka 27 vota kundër.

Nëse edhe nga LDK-ja nuk e voton qeverinë e re, atëhere Kurti do të duhet të bindë të gjithë deputetët e partive të tjera për të marrë votat për formimin e qeverisë.

Kushtetuta e Kosovës, sanksionon se nëse Kurti nuk siguron të paktën 61 vota sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë ose 120 vota gjithsej.