I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë-Serbi/ Pas Borrellit, një tjetër mohues i pavaresisë së Kosovës

Shumë shpejt pritet që BE të emërojë ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak si të derguarin special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Bashkë me kryediplomatin e BE, Borrell, Lajçak dhe shteti i tij Sllovakia në vazhdimësi kanë mohuar pavarësinë e Kosovës.

Në këtë mënyrë, dy njerëzit kryesorë që do të merren me dialogun Kosovë-Serbi janë mohues të pavarësisë.

Kur Borrell kishte shërbyer më parë si ministër i jashtëm i Spanjës ishte kundër pavarësisë së Kosovës.