Antonio Valencia rinovon kontratën me Manchester United

Manchester Unitedi ka konfirmuar se Antonio Valencia ka rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.

Valencia ka bërë 271 ndeshje në fanellën e “Djajve të Kuq”, duke shënuar 21 gola dhe ka fituar gjashtë trofe që kur ishte transferuar nga Wigani më 2009.

“Kontrata e Valencias me Unitedin është vazhduar deri në verë të 2018”, thuhet në komunikatën e klubit nga Old Trafford.