VIDEO/ 'Po hë ore, djalë apo vajzë e ke?', Rama humbet durimin gjatë vizitës në spitalin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot spitalin e Vlorës, për të parë nga afër ndryshimet pas rikonstruksionit të kësaj godine.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë është njohur me ndryshimet që ka pësuar ky spital gjithashtu është prezantuar edhe me mjekët e rinj që ofrojnë shërbimin  mjekësor në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka patur edhe një bashkëbisedim me disa familjarë të një paciente që priste të sillte në jetë foshnjën.

Por këtu, për një moment, Rama humbet toruan duke i ngritur zërin bashkëshortit të pacientes.

Rama: Si jeni, mirë? Çfarë bëni këtu?

Bashkëshorti i zonjës: Mirë si jeni, ja kam nusen për të lindur.

Rama: Çfarë e keni? (e pyet për foshnjën që presin të lindë).

Bashkëshorti i zonjës: Kam ëëëë…

Rama: Po hë oree djalë apo vajzë e ke të pyeta? (i nervozuar tregon barkun e zonjës), kamëëë ça kamëëë…Apo s’të vjen goja ty se doje djalë ti …sa fëmijë ke ti?

Bashkëshorti i zonjës: 7 fëmijë kam...

Rama: 7 ëë (teksa habitet), të vika me 1 mijë euro me vete vajza dmth…. apo e meriton thuaj me gjithë këto goditje që ke bërë ti.