Hidhet shorti/ Ja kundërshtarët e Barçës dhe Realit në çerekfinalen e Kupës së Mbretit

Është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona do të përballet në transfertë me Athletic Bilbaon, ndërsa Real Madridi do ta presë në shtëpi Real Madridin.

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit do të zhvillohen pa ndeshje kthyese. Ato do të luhen më 4, 5 dhe 6 shkurt.

Shorti i plotë i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit:

Real Madrid - Real Sociedad

Athletic Bilbao - Barcelona

Granada - Valencia

Mirandes - Villarreal

Ndeshja më interesante e kësaj faze vlerësohet ajo me Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, të cilët janë takuar tetë herë në finale të Kupës së Mbretit.