Lajm i rëndë/ Koordinatorja e PD-së humb bashkëshortin në moshë të re

Një humbje e parakohshme është ajo që ka përjetuar gazetarja e njohur, koordinatore e zyrës për shtyp në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka humbur bashkëshortin e saj Ibrahim Hastopalli në një moshë shumë të re.

Humbja ka qenë e papritur për Silvin e cila si çdo ditë ka qenë në krye të detyrës deri vonë, në zyrën e shtypit në PD.

Të dy janë prindër të dy djemve të vegjël, ndërkohë që mbetet i paqartë shkaku i vdekjes së Hastopallit.

Redaksia e SYRI.net ngushëllon familjen Hastopalli për humbjen e papritur të babait, djalit dhe bashkëshortit. te tyre.