27-vjeçari ekzekuton ish të dashurën dhe vajzën, vret edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (30 janar) në qendrën historike të Mussomeli, në zonën Nisseno në Itali.

Një 27-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri ish të dashurën e tij, 48-vjeçare dhe vajzën e saj, 27-vjeç.

Krimi ndodhi në banesën e Rosalia Mifsud dhe Monica Di Liberto, me autorin që më pas u vetëvra.

Vrasësi është Michele Noto. I riu mbante rregullisht armën me të cilën kreu aktin monstruoz. 27-vjeçari dhe 48-vjeçarja kishin pasur një lidhje të shkurtër dashurie. Motivet e krimit mbeten ende enigmë.