Koronavirusi/ Përse OBSH shpalli gjendjen e emergjencës globale

Një mjek shqiptar në Durrës bëri një status në rrjetet sociale, ku shkruante se nëse koronavirusi vjen në Shqipëri, do jetë një katastrofë për shkak të gjendjes së shëndetësisë. Ai e fshiu statusin, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli në mbrëmje emergjencën globale për këtë sëmundje. Por çfarë ndodh nëse virusi vjen në një vend si ky i yni? Lexoni më poshtë analizën e BBC

Çfarë ndodh nëse ky virus depërton në një vend që nuk mund ta përballojë?

Shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme thjesht nuk kanë mjetet e nevojshme për ta zbuluar ose përmbajtur atë. Frika është se mund të përhapet në mënyrë të pakontrollueshme dhe mund të kalojë pa u vënë re për ca kohë.

Mos harroni se kjo është një sëmundje që u shfaq vetëm muajin e kaluar- dhe megjithatë ka pothuajse 10 mijë raste të konfirmuara në Kinë.

Shpërthimi i Ebolas në Afrikën Perëndimore në vitin 2014- më i madhi në historinë njerëzore- tregoi se sa lehtë mund të mposhten vendet e varfra nga një epidemi e tillë.

Dhe nëse koronavirusi i ri e ‘vendos këmbën fort’ në vende të tilla, atëherë do jetë e vështirë të kontrollohet.

Ne nuk jemi ende në atë fazë- 99 përqind të rasteve janë në Kinë dhe OBSH është e bindur se vendi mund të kontrollojë shpërthimin atje.

Por shpërthimi i emergjencës globale i lejon OBSH-së që të mbështesë vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta që të forcojnë mbikëqyrjen e sëmundjes- dhe të përgatiten për këto raste.