Një shesh bosh s'e gjen, ku të fusësh kokën prej tërmetit

Gjëja më e trishtët që përjetova mëngjesin e 26 nëntorit ishte se njerëzit që dilnin nga shtëpitë nuk kishin një vend ku të mblidheshin për të qenë të mbrojtur në shesh nga rreziku i rënies të kateve të ndërtesave. Një shesh bosh ku të mblidhemi në rast tërmetesh apo zjarresh të mëdha nuk kemi.

Hajde planifikim urban hajde! Cdo centimetër për ndërtim. Administrim territori në shërbim të fitimit, korrupsionit, babëzimit, kundër jetës të njerëzve. Ka 30 vjet që përgatisim këtë ferr. Administrim territori që të rrezikon kokën.

Tanatos!

O paratë o vdisni.

Ne kemi zgjedhur të vdisni!

Ku të shkosh?!

Në stadium?! Të bie kulla në kokë!

Te sheshi?! Të bien binatë me kokën e Skënderbeut në kokë!

Ku?!

Anash liqenit?! Kulla të tmerrshme si qiklope të mbulojnë po ranë!

Ku të shkosh për t'u mbrojtur!

Shihja vetura anash rrugës që të çojnë në Elbasan. Po ata që nuk kanë vetura?! Po qarkullimi që bllokohet?!

Nuk gjen dot një shesh në qiell të hapur ku të fusësh kokën!

Lëre diellin dhe hënën që nuk e sheh dot më kurrë!