Emre Can nesër prezantohet tek klubi gjerman

Mesfushori gjerman i Juventusit, Emre Can është një hap larg transferimit tek klubi i Borussia Dortmund.

Praktikisht marrëveshja e transferimit është mbyllur dhe Can pas një viti e gjysmë me bardhezinjtë nesër mund t’i thotë lamtumirë.

Shuma që  Dortmund do të derdhë në arkat e Juventusit është rreth 30 milionë euro.

Aventura e Can tek “Zonja e Vjetër” nuk shkoi ashtu siç duhet. 26 vjeçari nuk gjeti hapësira të mjaftueshme tek klubi italian dhe sikur të mos mjaftonte kjo trajneri Maurizio Sarri e la jashtë listës së të grumbulluarve për Ligën e Kampioneve.