VIDEO/ Pallati 25-katësh pushtohet nga flakët, banorët dalin nga dritaret

Ndërtesa 25-katëshe u përfshi nga flakët në Los Angelos, ku zjarri që ra në një apartament, detyroi banorët të hidhen nga dritaret për t'i shpëtuar flakëve.

Sipas mediave lokale, banorëve iu dha ndihma e parë duke u evakuuar me helikopter, por 11 prej tyre mbeten të lenduar.

Nga të dhënar paraprake, zjarri filloi nga kati i gjashtë i ndërtesës.

Departamenti i zjarrit në Los Angeles u njoftua menjëherë se në 8:30 të mëngjesit, se një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Bulevardin 11740 West Wilshire në Kaliforni.